Bible

Connect

With Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Kings 19

:
Albanian - AL1
1 Ahabi i tregoi Izebelës për gjithçka kishte bërë Elia dhe si i kishte vrarë me shpatë gjithë profetët e Baalit.
2 Atëherë Izebela i dërgoi lajm Elisë e i tha: «Keq e keq ma bëfshin perënditë nëse nesër këtë kohë nuk bëj atë ti i bëre secilit prej profetëve».
3 Elia u tremb dhe u ngrit ikte për shpëtuar jetën. Shkoi Bershebë Judës dhe atje la shërbëtorin e tij.
4 Vetë mori rrugën e shkretëtirës dhe udhëtoi një ditë. Pastaj u ndal dhe u ul nën një gjineshtër. I kërkoi Zotit vdiste e i tha: «Mjaft, o Zot! Merrma jetën, se nuk jam i mirë se parët e mi».
5 pas ra e fjeti nën hijen e gjineshtrës. Papritur e preku një engjëll e i tha: «Çohu e ha».
6 Elia u çua shohë dhe, ja, te koka ishte një kulaç i pjekur thëngjij dhe një katruve me ujë. Elia hëngri e piu dhe pastaj u shtri sërish.
7 Engjëlli i Zotit u kthye përsëri, e preku Elinë e i tha: «Çohu e ha, se ke rrugë gjatë për bërë».
8 Elia u çua dhe hëngri e piu. Me forcën i dha ushqimi, eci dyzet ditë e dyzet net, derisa mbërriti malin e Perëndisë, Horeb.
9 Kur mbërriti Horeb, Elia hyri shpellë dhe atje kaloi natën. Atëherë fjala e Zotit iu drejtua e i tha: «Ç'bën këtu, Eli?».
10 Elia u përgjigj: «Të jam përkushtuar me shumë zell, o Zot, Perëndi i ushtrive, por izraelitët e kanë shkelur besëlidhjen tënde, kanë shkatërruar altarët e tu dhe i kanë vrarë me shpatë profetët e tu. Kam ngelur vetëm unë dhe po kërkojnë ma marrin jetën edhe mua».
11 Zoti i tha: «Dil nga shpella e qëndro mal prani Zotit ». E, ja, po kalonte Zoti. Para se kalonte Zoti, fryu një erë e furishme dhe e fortë çante malin e thërrmonte shkëmbinjtë, por Zoti nuk ishte erë. Pas erës, ra tërmet, por Zoti nuk ishte as tërmet.
12 Pas tërmetit, shpërtheu zjarri, por Zoti nuk ishte as zjarr. Pas zjarrit, u dëgjua fërfërima e një puhize lehtë.
13 Kur dëgjoi fërfërimën, Elia mbuloi fytyrën me gunë, doli jashtë dhe qëndroi te hyrja e shpellës. Papritur, një i tha: «Ç'bën këtu, Eli?».
14 Elia u përgjigj: «Të jam përkushtuar me shumë zell, o Zot, Perëndi i ushtrive, por izraelitët e kanë shkelur besëlidhjen tënde, kanë shkatërruar altarët e tu dhe i kanë vrarë me shpatë profetët e tu. Kam ngelur vetëm unë dhe po kërkojnë ma marrin jetën edhe mua».
15 Zoti i tha: «Ngrihu, merre përsëri rrugën e kthimit nëpër shkretëtirë e shko Damask. Atje do vajosësh Hazaelin si mbret Aramit.
16 Jehun, birin e Nimshit, vajose si mbret Izraelit, ndërsa Eliseun, birin e Shafatit nga Abel Meholahu, vajose si profet vendin tënd.
17 Kush do t'i shpëtojë shpatës Hazaelit do vritet nga Jehu dhe kush do t'i shpëtojë shpatës Jehut do vritet nga Eliseu.
18 Izrael do gjallë shtatë mijë vetë, ata, gjunjët e cilëve nuk u përkulën para Baalit dhe goja e cilëve nuk e puthi».
19 Elia u largua prej andej dhe gjeti Eliseun, birin e Shafatit, tek lëronte arat me dymbëdhjetë pendë qe. Eliseu ishte te penda e dymbëdhjetë. Elia iu afrua dhe i hodhi Eliseut gunën e vet përsipër.
20 Eliseu i la menjëherë qetë, vrapoi pas Elisë e i tha: «Më lejo përshëndetem me tim atë e time më, para se vij pas teje». Elia i tha: «Shko e kthehu. Mos pengova gjë unë?».
21 Eliseu u kthye pas, mori një pendë qe dhe i kushtoi si fli. Me veglat e lërimit zieu mishin e ua dha njerëzve hanin. Mandej u çua dhe shkoi pas Elisë e u vu shërbim tij.